Sony Xperia Z3 - Bateria dhe menaxhimi i energjisë

background image

Bateria dhe menaxhimi i energjisë

Pajisja juaj ka një bateri të integruar. Konsumi i baterisë ndryshon në varësi të tipareve të

përdorura. Për të bërë që bateria të zgjasë më shumë, duhet të merrni parasysh si më

poshtë:

Monitoroni konsumin e baterisë.

Ndiqni këshillat e përgjithshme të përdorimit për përmirësimin e rendimentit të baterisë.

Përdorni një regjim të kursimit të energjisë.
Pajisja juaj është e pajisur me tiparet e Kursimit të baterisë dhe të kursimit të energjisë së

Android për të ndihmuar në zvogëlimin e konsumit të baterisë për pajisjen tuaj. Tiparet e

kursimit të energjisë të Android ekzekutohen në sfond dhe mund ta aktivizoni ose ta

çaktivizoni vetë Kursimin e baterisë.
Tiparet e kursimit të energjisë kufizojnë të dhënat në sfond për të kursyer energji, kështu

që nëse nuk dëshironi të ketë ndikim te një aplikacion, mund ta përjashtoni atë në

menynë e Optimizimit të baterisë.

Përditësimet e sistemit mund t'i ndryshojnë regjimet e disponueshme të kursimit të energjisë

në pajisjen tuaj.

Për të parë konsumin e baterisë, kohën e vlerësuar dhe këshilla për kursimin e

energjisë

1

Nga

Ekrani bazë, trokitni lehtë .

2

Gjeni dhe trokitni lehtë te

Cilësimet > Bateria. Shfaqet një pamje e përgjithshme

që tregon përqindjen e baterisë dhe një kohë të vlerësuar të baterisë.

3

Trokitni lehtë te

SHFAQ PËRD. E BATERISË për të parë një listë të tipareve dhe

shërbimeve që kanë konsumuar fuqinë e baterisë që nga cikli i fundit i ngarkimit.

Trokitni lehtë te një objekt për të marrë informacione se si të zvogëloni konsumin e

baterisë.

Mund të konfiguroni, t'i aktivizoni dhe t'i çaktivizoni regjimet e kursimit të energjisë nga

Cilësimet > Bateria.

Për të parë konsumin e baterisë për aplikacionet

1

Nga

Ekrani bazë, trokitni lehtë .

2

Gjeni dhe trokitni lehtë te

Cilësimet > Aplikacionet.

3

Përzgjidhni një aplikacion dhe rishikoni konsumin e tij të baterisë nën

Përdorimi i

baterisë.

Këshilla të përgjithshme të përdorimit për përmirësimin e rendimentit të baterisë

Këshillat e mëposhtme mund t'ju ndihmojnë që të përmirësoni rendimentin e baterisë:

37

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.

background image

Ulni nivelin e ndriçimit të ekranit; shikoni

Cilësimet e ekranit

në faqen 60.

Çaktivizoni Bluetooth®, Wi-Fi dhe shërbimet e vendndodhjes kur nuk keni nevojë

për këto tipare.

Fikeni pajisjen tuaj ose përdorni regjimin në aeroplan nëse jeni në një zonë pa

mbulim me sinjal ose me sinjal të dobët. Në rast të kundërt, pajisja juaj do të

skanojë vazhdimisht për rrjete të disponueshme dhe kjo konsumon energji.

Përdorni një rrjet Wi-Fi në vend të roaming kur jeni jashtë shtetit. Roaming skanon

për rrjetin tuaj bazë dhe ka kërkesa më të larta për baterinë, pasi pajisja duhet të

transmetojë me një energji dalëse më të lartë; shikoni

Wi-Fi

në faqen 49.

Ndryshoni cilësimet e sinkronizimit për postën elektronike, kalendarët dhe

kontaktet; shikoni

Sinkronizimi me llogaritë në linjë

në faqen 56.

Kontrolloni aplikacionet që kanë një konsum të lartë të baterisë dhe kini parasysh

këshillat për kursimin e baterisë që jepen në pajisjen tuaj për këto aplikacione.

Ndryshoni nivelin e njoftimeve për një aplikacion; shikoni

Njoftimet

në faqen 30.

Çaktivizoni lejen për bashkëndarjen e vendndodhjes për një aplikacion; shikoni

Cilësimet e aplikacionit

në faqen 62.

Çinstaloni aplikacionet që nuk po përdorni; shikoni

Ekrani i aplikacioneve

faqen 26.

Përdorni një pajisje pa duar origjinale të Sony™ për të dëgjuar muzikë. Pajisjet pa

duar konsumojnë më pak bateri se altoparlantët e pajisjes tuaj.

Rindizeni pajisjen herë pas here.

Optimizimi i baterisë

Optimizimi i baterisë është një regjim i integruar i fuqishëm dhe i dobishëm që përmirëson

në mënyrë të ndjeshme jetëgjatësinë e baterisë tuaj duke zvogëluar konsumin e baterisë

kur nuk jeni duke e përdorur pajisjen ose disa aplikacione.
Kjo arrihet duke pezulluar aktivitetet e rrjetit që harxhojnë baterinë, si shërbimet e

vendndodhjes, sinkronizimin dhe skanimin për Wi-Fi në sfond kur nuk e keni përdorur

pajisjen tuaj për një kohë të gjatë.
Telefonatat dhe mesazhet SMS nuk ndikohen.
Nuk mund ta çaktivizoni Optimizimin e baterisë, por mund të bëni përjashtime për

aplikacione të caktuara.

Për të bërë përjashtime të aplikacioneve të caktuara nga optimizimi i baterisë

1

Nga

Ekrani bazë, trokitni lehtë .

2

Gjeni dhe trokitni lehtë te

Cilësimet > Bateria.

3

Trokitni lehtë dhe përzgjidhni

Optimizimi i baterisë. Do të shikoni një listë të

aplikacioneve që nuk janë optimizuar.

4

Për të shtuar ose hequr aplikacione nga kjo listë, trokitni lehtë

Aplikacionet dhe

përzgjidhni ose jo një aplikacion nga lista për të modifikuar cilësimet e optimizimit

të tij.

5

Lista e aplikacioneve që nuk janë optimizuar do të përditësohet në përputhje me

cilësimet tuaja.

Gjithashtu mund të konfiguroni

Optimizimi i baterisë nga menyja Aplikacionet duke trokitur

lehtë .

Kursimi i baterisë

Kursimi i baterisë është një tipar i fuqishëm për të përmirësuar jetën e baterisë duke

zvogëluar shërbimet që harxhojnë baterinë, si vibrimi, shërbimet e vendndodhjes dhe

shumicën e të dhënave në sfond. Mund t'a aktivizoni atë me dorë ose t'a cilësoni që të

aktivizohet automatikisht kur arrithet një nivel i caktuar i përqindjes së baterisë.

Kursimi i

baterisë fiket kur pajisja juaj është duke u karikuar.

38

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.

background image

Për të ndezur/fikur kursyesin e Baterisë

1

Nga Ekrani bazë juaj, trokitni lehtë mbi .

2

Gjeni dhe takoni

Cilësimet > Përdorimi i baterisë.

3

Trokitni lehtë mbi dhe përzgjidhni

Kursimi i baterisë.

4

Trokitni lehtë mbi çelësin e ndezjes-fikjes për t'a ndezur/fikur shfaqet në shiritin

e gjendjes kur ky regjim është aktiv.
Për t'a cilësuar atë automatikisht, thjesht trokitni lehtë mbi

Aktivizo automatikisht dhe

përzgjidhni opsionin e preferuar.