Sony Xperia Z3 - Mirëmbajtja me anë të një kompjuteri

background image

Mirëmbajtja me anë të një kompjuteri

Xperia™ Companion

Xperia™ Companion është një shërbim softueri që ofron një koleksion veglash dhe

aplikacionesh që mund t'i përdorni kur lidhni pajisjen tuaj me një kompjuter. Me Xperia™

Companion, mund të kryeni këto veprime:

Përditësoni ose riparoni softuerin e pajisjes tuaj.

Transferoni përmbajtje nga pajisja juaj e vjetër duke përdorur Xperia™ Transfer.

Bëni kopje rezervë dhe riktheni përmbajtjen në kompjuterin tuaj.

Sinkronizoni përmbajtjen multimediale - fotografitë, videot, muzikën dhe listat e dëgjimit -

ndërmjet pajisjes tuaj dhe kompjuterit.

Shfletoni skedarët në pajisjen tuaj.
Për të përdorur Xperia™ Companion, ju nevojitet një kompjuter i lidhur me internetin, që

ekzekuton një nga sistemet operative në vijim:

Microsoft

®

Windows

®

7 ose i mëvonshëm

Mac OS

®

X 10.11 ose i mëvonshëm

Mësoni më shumë dhe shkarkoni Xperia™ Companion për Windows në

http://support.sonymobile.com/tools/xperia-companion/ ose Xperia™ Companion për

Mac në http://support.sonymobile.com/tools/xperia-companion-mac/.

Menaxhimi i skedarëve me anë të një kompjuteri

Përdorni një lidhje me kabllo USB ndërmjet një kompjuteri me Windows

®

dhe pajisjes

tuaj për të transferuar dhe menaxhuar skedarët tuaj.

40

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.

background image

Pasi të lidhen dy pajisjet, mund të zgjidhni nëse dëshironi të ngarkoni pajisjen, të

transferoni skedarët apo ta përdorni për hyrjen MIDI. Kompjuteri juaj do ta zbulojë

pajisjen kur të përzgjidhni regjimin e lidhjes

Transferoni skedarët (MTP). Regjimi i

paracaktuar i lidhjes është cilësuar te

Vetëm për ngarkimin.

Me Xperia™ Companion mund të keni qasje te sistemi i skedarëve i pajisjes tuaj. Nëse

nuk e keni të instaluar Xperia™ Companion, ju kërkohet ta instaloni atë kur lidhni pajisjen

me kompjuterin tuaj.

Përdorni gjithmonë një kabllo USB të projektuar për modelin tuaj specifik Xperia™ dhe

sigurohuni që të jetë plotësisht e thatë.

Regjimi i lidhjes USB

Mund të përdorni regjimin e lidhjes

Transferoni skedarët (MTP) për menaxhimin e

skedarëve dhe për përditësimin e softuerit të pajisjes. Ky regjim i USB-së përdoret me
kompjuterët me Microsoft

®

Windows

®

. Ngarkimi aktivizohet në mënyrë të paracaktuar.

Me regjimin

MIDI, pajisja juaj mund të funksionojë si një hyrje MIDI për aplikacionet e

instrumenteve muzikore.

Për të ndryshuar regjimin e lidhjes USB

1

Vendosni një lidhës USB te pajisja juaj.

2

Zvarritni poshtë shiritin e gjendjes dhe më pas trokitni lehtë

Vetëm për ngarkimin.

3

Trokitni lehtë

Transferoni skedarët (MTP) ose MIDI sipas dëshirës.