Sony Xperia Z3 - Izolimi i zhurmave

background image

Izolimi i zhurmave

Pajisja juaj i mbështet kufjet me mikrofon për izolimin e zhurmave. Duke përdorur një

kufje me mikrofon për izolimin e zhurmave me pajisjen tuaj, mund të keni cilësi shumë më

të mirë të audios gjatë dëgjimit, për shembull, të muzikës në një mjedis të zhurmshëm, si

p.sh. në autobus, tren ose aeroplan. Gjithashtu, mund ta përdorni këtë tipar për të krijuar

një mjedis të qetë, në të cilin të studioni, të punoni ose të lexoni.

Për të siguruar funksionimin optimal, rekomandohen kufjet me mikrofon të Sony për izolimin e

zhurmave.

Për të përdorur një kufje me mikrofon për izolimin e zhurmave

1

Lidhni kufjen me mikrofon për izolimin e zhurmave me pajisjen tuaj.

2

Nga ekrani juaj bazë, trokisni lehtë mbi >

Cilësimet > Tingulli dhe njoftimi >

Cilësimet e pajisjeve shtesë > Izolimi i zhurmave, pastaj zvarrisni rrëshqitësin

përbri

Izolimi i zhurmave nga e djathta.

3

Nëse dëshironi që

Izolimi i zhurmave të jetë i aktivizuar vetëm gjatë riprodhimit të

muzikës ose videove ose kur ekrani është aktiv, zvarriteni rrëshqitësin pranë

Regj.

i kursimit të energjisë në të djathtë.

4

Nëse dëshironi që

Izolimi i zhurmave të jetë i aktivizuar për sa kohë që kufja është

e lidhur, zvarriteni rrëshqitësin pranë

Regj. i kursimit të energjisë në të majtë.

Një kufje me mikrofon për izolimin e zhurmave mund të mos jetë e përfshirë me pajisjen tuaj në

blerje.

Për të rregulluar cilësimet për një mjedis me zhurmë

1

Sigurohuni që me pajisjen tuaj është lidhur një kufje me mikrofon për izolimin e

zhurmave.

2

Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .

3

Gjeni dhe trokitni lehtë mbi

Cilësimet > Tingulli dhe njoftimi > Cilësimet e

pajisjeve shtesë >Izolimi i zhurmave > Mjedisi i zhurmës.

4

Përzgjidhni tipin përkatës të zhurmës, pastaj trokisni lehtë

OK.