Përmirësimi i daljes së zërit
Mund të përmirësoni tingullin e pajisjes tuaj duke aktivizuar me dorë cilësime individuale si
Barazuesi dhe tingulli Rrethues. Gjithashtu mund të aktivizoni normalizuesin dinamik për
të minimizuar dallimet e volumit ndërmjet këngëve ose videove.
Për të përmirësuar manualisht daljen e zërit
1
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë mbi
Cilësimet > Tingulli dhe njoftimi > Cilësimet e audios.
3
Zvarriteni rrëshqitësin pranë
ClearAudio+ në të djathtë.
Për të rregulluar me dorë cilësimet e zërit
1
Nga ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë mbi
Cilësimet > Tingulli dhe njoftimi > Cilësimet e audios.
3
Zvarriteni rrëshqitësin pranë
ClearAudio+ në të majtë.
4
Trokitni lehtë mbi
Efektet e tingullit > Barazuesi.
5
Rregulloni cilësimet e zërit duke zvarritur butonat e bandës së frekuencës lart ose
poshtë.
Rregullimi me dorë i cilësimeve të daljes së zërit nuk ndikon në aplikacionet e komunikimit me
zë. Për shembull, nuk ka ndryshim në cilësinë e zërit të telefonatës zanore.
Për të minimizuar ndryshimet në volum duke përdorur Normalizuesin dinamik
1
Nga ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë mbi
Cilësimet > Tingulli dhe njoftimi > Cilësimet e audios.
3
Zvarriteni rrëshqitësin pranë
Normalizuesi dinamik në të djathtë.
65
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.