
Modifikimi i videove me aplikacionin Redaktori i videos
Mund të modifikoni videot që keni bërë me kamerën tuaj. Për shembull, mund të prisni
një video në gjatësinë e dëshiruar ose të rregulloni shpejtësinë e një video. Pasi keni
ruajtur videon e modifikuar, versioni i pandryshuar i videos mbetet në pajisjen tuaj.
120
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.

Për të prerë një video
1
Tek Albumi, gjeni dhe trokitni lehtë mbi videon që dëshironi të riprodhoni.
2
Trokitni lehtë mbi ekran për të afishuar shiritat e veglave, pastaj trokitni lehtë mbi
>
Prit.
3
Për të zhvendosur kuadrin e prerë në një vend tjetër të vijës kohore, prekni dhe
mbani skajin e kuadrit të prerë dhe zvarriteni në pozicionin e dëshiruar, pastaj
trokitni lehtë mbi
Apliko.
4
Për të ruajtur një kopje të videos së prerë, trokitni lehtë mbi
Ruaj.
Për të rregulluar shpejtësinë e një videoje
1
Tek Albumi, gjeni dhe trokitni lehtë mbi videon që dëshironi të riprodhoni.
2
Trokitni lehtë mbi ekran për të afishuar shiritat e veglave, pastaj trokitni lehtë mbi
>
Shpejtësia.
3
Përzgjidhni një opsion, pastaj prekni dhe mbani skajin e vijës kohore dhe tërhiqeni
atë në pozicionin e dëshiruar, dhe trokitni lehtë mbi
Apliko.
4
Për të ruajtur një kopje të videos së modifikuar, trokitni lehtë mbi
Ruaj.