
Nisja e pajisjes tuaj për herë të parë
Rekomandohet që ta ngarkoni baterinë për të paktën 30 minuta para se ta ndizni pajisjen
për herë të parë. Mund të vazhdoni përdorimin e pajisjes gjatë ngarkimit. Për më shumë
informacione mbi ngarkimin, shikoni
Ngarkimi i pajisjes tuaj
në faqen 36.
Herën e parë që nisni pajisjen tuaj, një udhëzues konfigurimi ju ndihmon për të
konfiguruar cilësimet bazë, për të personalizuar pajisjen dhe për të hyrë në disa llogari,
p.sh. një llogari e Google™.
10
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.

Për të ndezur pajisjen
Përpara se të ndizni për herë të parë pajisjen, sigurohuni që bateria të jetë e ngarkuar për të
paktën 30 minuta.
1
Shtypni dhe mbani të ulur tastin e energjisë derisa pajisja të dridhet.
2
Futni kodin PIN të kartës tuaj SIM kur kërkohet, pastaj trokitni lehtë mbi
.
3
Prisni pak çaste që të niset pajisja.
Për ta fikur pajisjen
1
Shtypni dhe mbani tastin e energjisë derisa të hapet menyja e opsioneve.
2
Në menynë e opsioneve, trokitni lehtë mbi
Fikja.
Pajisjes mund t'i duhet pak kohë për t'u fikur.