Cilësimet e internetit dhe MMS-ve
Për të dërguar mesazhe multimediale ose për t'u qasur në internet kur nuk ka rrjet Wi-Fi
të disponueshëm, duhet të keni një lidhje të dhënash celulare funksionuese me cilësimet
e sakta të internetit dhe MMS-ve (Shërbimi i mesazhimit multimedial). Ja disa këshilla:
•
Për shumicën e rrjeteve dhe operatorëve celularë, cilësimet e internetit dhe të MMS-ve
vijnë të parainstaluara në pajisje. Atëherë, mund të filloni përdorimin e internetit dhe të
dërgoni mesazhe multimediale menjëherë.
•
Është e mundur të shkarkohen këto cilësime përmes Wi-Fi.
•
Mund t'i shtoni, ndryshoni ose fshini manualisht cilësimet e internetit dhe MMS-ve në
pajisjen tuaj në çdo kohë. Nëse e ndryshoni ose e fshini gabimisht një cilësim të internetit
ose MMS-ve, shkarkoni përsëri cilësimet e internetit dhe MMS-ve.
•
Nëse nuk mund të qaseni në internet nëpërmjet një rrjeti celular ose nëse mesazhimi
multimedial nuk funksionon, megjithëse cilësimet e internetit dhe MMS-ve janë shkarkuar
me sukses në pajisjen tuaj, referojuni këshillave për zgjidhjen e problemeve për pajisjen
tuaj në
www.sonymobile.com/support/
për mbulimin me sinjal, të dhënat celulare dhe
problemet me MMS-të.
•
Nëse regjimi i Kursimit të baterisë është aktivizuar për të kursyer energjinë, i gjithë trafiku i
të dhënave celulare ndërpritet kur ekrani është i fikur. Nëse kjo shkakton probleme të
lidhjes, provoni të përjashtoni disa aplikacione dhe shërbime nga ndërprerja ose
çaktivizoni përkohësisht regjimin e Kursimit të baterisë.
•
Nëse e përdorni një pajisje me shumë përdorues, vetëm pronari, d.m.th. përdoruesi
kryesor, mund të shkarkojë cilësime të internetit dhe të mesazhimit nga menyja e
Cilësimeve, por cilësimet e shkarkuara zbatohen për të gjithë përdoruesit.
Për të shkarkuar cilësimet e Internetit dhe MMS
1
Nga Ekrani bazë juaj, takoni .
2
Gjeni dhe takoni
Cilësimet > Më shumë > Cilësimet e internetit.
3
Takoni
Pranoj. Pasi cilësimet të jenë shkarkuar me sukses, shfaqet në shiritin e
gjendjes dhe trafiku i të dhënave celulare ndizet automatikisht.
Nëse cilësimet nuk mund të shkarkohen në pajisjen tuaj, kontrolloni fuqinë e sinjalit në rrjetin
tuaj celular. Lëvizni në një vendndodhje të hapur pa pengesa ose shkoni afër një dritareje dhe
pastaj provojeni përsëri.
48
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
Për të shtuar me dorë cilësimet e Internetit dhe MMS
1
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .
2
Gjeni dhe takoni
Cilësimet > Më shumë > Rrjetet celulare.
3
Trokitni lehtë mbi
Emrat e pikave të qasjes > .
4
Takoni
Emri dhe futni një emër që dëshironi.
5
Takoni
APN dhe futni emrin e pikës së hyrjes.
6
Futni të gjithë informacionin tjetër që kërkohet. Nëse nuk e dini se ç'farë
informacioni kërkohet, kontaktoni operatorin e rrjetit tuaj për më shumë hollësi.
7
Kur të përfundoni, takoni , pastaj takoni
RUAJ.
Për të parë cilësimet e shkarkuara të Internetit dhe MMS
1
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .
2
Gjeni dhe takoni
Cilësimet > Më shumë > Rrjetet celulare.
3
Trokitni lehtë mbi
Emrat e pikave të qasjes.
4
Për të parë më shumë hollësi, takoni ndonjë nga objektet e disponueshëm.
Nëse keni disa lidhje të disponueshme, lidhja aktive me rrjetin tregohet nga një buton i
shenjuar .