Kontrollimi i përdorimit të të dhënave
Mund të monitoroni sasinë e të dhënave të transferuara te dhe nga pajisja juaj nëpërmjet
lidhjes tuaj të të dhënave celulare ose Wi-Fi gjatë një periudhe të caktuar. Për shembull,
mund të shikoni sasinë e të dhënave që përdoren nga aplikacione individuale. Për të
dhënat e transferuara nëpërmjet lidhjes tuaj të të dhënave celulare, mund të cilësoni po
ashtu paralajmërime dhe kufizime të përdorimit të të dhënave për të shmangur tarifat
shtesë.
Nëse jeni duke përdorur një pajisje me disa përdorues, vetëm pronari, që është përdoruesi
kryesor, mund të rregullojë cilësimet e përdorimit të të dhënave. Rregullimi i cilësimeve të
përdorimit të të dhënave mund t'ju ndihmojë që të ruani një kontroll më të madh mbi
përdorimin e të dhënave, por nuk mund të garantojë parandalimin e tarifave shtesë.
Për të aktivizuar ose çaktivizuar trafikun e të dhënave
1
Nga
Ekrani bazë, trokitni lehtë .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë te
Cilësimet > Përdorimi i të dhënave.
3
Trokitni lehtë te rrëshqitësi pranë
Trafiku i të dhënave cel. për të aktivizuar ose
çaktivizuar trafikun e të dhënave.
Kur trafiku i të dhënave është joaktiv, pajisja juaj mund të vendosë përsëri një lidhje Wi-Fi dhe
Bluetooth®.
Për të cilësuar një paralajmërim të përdorimit të të dhënave
1
Sigurohuni që trafiku i të dhënave celulare është aktivizuar.
2
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .
3
Gjeni dhe trokitni lehtë mbi
Cilësimet > Përdorimi i të dhënave.
4
Për të cilësuar nivelin e paralajmërimit, tërhiqni vijën e paralajmërimit në vlerën e
dëshiruar. Merrni një njoftim paralajmërimi kur sasia e trafikut të të dhënave i
afrohet nivelit që cilësuat.
Për të cilësuar një kufi të përdorimit të të dhënave celulare
1
Sigurohuni që trafiku i të dhënave celulare është aktivizuar.
2
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .
3
Gjeni dhe trokitni lehtë mbi
Cilësimet > Përdorimi i të dhënave.
4
Zvarriteni rrëshqitësin pranë
Cilësoni kufirin e të dhënave celulare në të djathtë
dhe më pas trokitni
OK.
5
Për të cilësuar kufirin e përdorimit të të dhënave celulare, zvarritni vijën e kufirit të
të dhënave te vlera e dëshiruar.
Sapo përdorimi i të dhënave celulare të arrjë kufirin e cilësuar, trafiku i të dhënave celulare në
pajisjen tuaj do të çaktivizohet automatikisht.
53
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
Për të kontrolluar përdorimin e të dhënave të aplikacioneve individuale
1
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë te .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë te
Cilësimet > Përdorimi i të dhënave.
3
Trokitni lehtë te skeda
Celulare ose Wi-Fi.
4
Trokitni lehtë tek aplikacioni që dëshironi të kontrolloni dhe më pas zvarriteni
rrëshqitësin pranë
Kufizo të dhënat e aplik. në sfond në të djathtë dhe trokitni
lehtë
OK.
5
Për t'u qasur në cilësime më specifike për aplikacionin (nëse janë të
disponueshme), trokitni lehtë
Cilësimet e aplikacionit dhe bëni ndryshimet e
dëshiruara.
Funksionimi i aplikacioneve të veçanta mund të ndikohet nëse ndryshoni cilësimet që kanë
lidhje me përdorimin e të dhënave.
Për të kontrolluar përdorimin e të dhënave tuaja
1
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë te
Cilësimet > Përdorimi i të dhënave.
3
Trokitni lehtë dhe më pas trokitni lehtë te
Afisho Wi‑Fi.
4
Për të parë informacionet mbi sasinë e të dhënave të transferuara nëpërmjet Wi-Fi,
trokitni lehtë te skeda
Wi-Fi.
5
Për të parë informacionet mbi sasinë e të dhënave të transferuara nëpërmjet
lidhjes së të dhënave celulare, trokitni lehtë te skeda
Celulare.