Përzgjedhja e rrjeteve celulare
Pajisja juaj ndërron automatikisht rrjetet celulare në varësi të rrjeteve celulare të
disponueshme ku jeni. Gjithashtu mund të cilësoni me dorë pajisjen tuaj të përdorë një
regjim të caktuar të rrjetit celular, për shembull, WCDMA ose GSM.
Ikona të ndryshme të gjendjes shfaqen në shiritin e gjendjes në varësi të llojit ose regjimit
të rrjetit me të cilin jeni lidhur. Referojuni
Ikonat e gjendjes
në faqen 32 për të parë sesi
duken ikonat e ndryshme të gjendjes.
Për të përzgjedhur regjimin e rrjetit
1
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë mbi
Cilësimet > Më shumë > Rrjetet celulare.
3
Trokitni lehtë mbi
Lloji i preferuar i rrjetit, pastaj përzgjidhni një regjim të rrjetit.
Për të përzgjedhur me dorë një rrjet tjetër
1
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë mbi
Cilësimet > Më shumë > Rrjetet celulare >
Operatorët e rrjetit.
3
Trokitni lehtë mbi
Mënyra e kërkimit, pastaj përzgjidhni Me dorë.
4
Përzgjidhni një rrjet.
Nëse e përzgjidhni me dorë rrjetin, pajisja nuk do të kërkojë rrjete të tjera edhe nëse lëvizni
jashtë rrezes së mbulimit të rrjetit të përzgjedhur me dorë.
Për të aktivizuar përzgjedhjen automatike të rrjeteve
1
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë mbi
Cilësimet > Më shumë > Rrjetet celulare >
Operatorët e rrjetit.
3
Trokitni lehtë mbi
Mënyra e kërkimit, pastaj përzgjidhni Automatik.