Sony Xperia Z3 - Cilësimet e fotokamerës

background image

Cilësimet e fotokamerës

Për të rregulluar cilësimet e fotokamerës

1

Aktivizoni kamerën.

2

Për të shfaqur të gjitha cilësimet, trokitni lehtë mbi .

3

Përzgjidhni cilësimin që dëshironi të rregulloni dhe pastaj modifikojeni sipas

dëshirës.

Pamja e përgjithshme e cilësimeve të fotokamerës

Rezolucioni

Zgjidhni midis disa rezolucioneve dhe raporteve të pamjes përpara nxjerrjes së një fotoje.

Një foto me një rezolucion më të lartë kërkon më shumë kujtesë.

20.7MP

5248×3936(4:3)

Rezolucioni 20,7 megapikselë me raportin e pamjes 4:3. I përshtatshëm për fotot që dëshironi t'i shihni në

ekrane jo të gjera ose t'i printoni me rezolucion të lartë.

15.5MP

5248×2952(16:9)

Rezolucioni 15,5 megapikselë me raportin e pamjes 16:9. I përshtatshëm për fotot që dëshironi t'i shihni në

ekrane të gjera.

8MP

3264×2448(4:3)

Rezolucioni 8 megapikselë me raportin e pamjes 4:3. I përshtatshëm për fotot që dëshironi t'i shihni në

ekrane jo të gjera ose t'i printoni me rezolucion të lartë.

8MP

3840×2160(16:9)

Rezolucioni 8 megapikselë me raportin e pamjes 16:9. I përshtatshëm për fotot që dëshironi t'i shihni në

ekrane të gjera.

3MP

2048×1536(4:3)

Rezolucioni 3 megapikselë me raportin e pamjes 4:3. I përshtatshëm për fotot që dëshironi t'i shihni në

ekrane jo të gjera ose t'i printoni me rezolucion të lartë.

2MP

1920×1080(16:9)

Rezolucioni 2 megapikselë me raportin e pamjes 16:9. I përshtatshëm për fotot që dëshironi t'i shihni në

ekrane të gjera.

Ky cilësim disponohet vetëm në regjimin e marrjes

Me dorë.

Kohëvonuesi

Me kohëvonuesin, mund të nxirrni një foto pa e mbajtur në dorë pajisjen. Përdoreni këtë

funksion për të nxjerrë autoportrete ose foto në grup, ku të gjithë mund të jenë në foto.

Gjithashtu mund të përdorni kohëvonuesin nëse dëshironi të shmangni dridhjet e

kamerës kur nxirrni fotot.

110

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.

background image

Aktiv (10 s.)

Cilësoni një vonesë prej 10 sekondash që nga trokitja e lehtë e ekranit të kamerës deri në nxjerrjen e fotos.

Aktiv (2 s.)

Cilësoni një vonesë prej 2 sekondash që nga trokitja e lehtë e ekranit të kamerës deri në nxjerrjen e fotos.

0,5 sek.

Cilësoni një vonesë prej gjysmë sekonde që nga trokitja e lehtë e ekranit të kamerës deri në nxjerrjen e fotos.

Joaktiv

Fotoja nxirret sapo të trokitni lehtë mbi ekranin e kamerës.

Smile Shutter™

Përdorni funksionin Smile Shutter™ për të përcaktuar se ndaj cilit lloj buzëqeshjeje të

reagojë kamera përpara nxjerrjes së një fotoje.

Regjimi i fokusit

Funksioni i fokusit kontrollon se cila pjesë e një fotoje duhet të duket qartë. Kur fokusi

automatik i vazhdueshëm është aktiv, kamera vazhdon të rregullojë fokusin, në mënyrë

që zona brenda kornizës së fokusit të qëndrojë e qartë.

Fokusi automatik i një subjekti

Kamera fokusohet automatikisht mbi objektin e përzgjedhur. Fokusi automatik i vazhdueshëm është aktiv.

Prekni dhe mbani ekranin e kamerës derisa korniza e fokusit të ndryshojë ngjyrën, duke treguar se fokusi

është cilësuar. Fotoja nxirret kur hiqni gishtin.

Fokusi automatik i shumëfishtë

Fokusi cilësohet automatikisht në disa zona të imazhit. Prekni dhe mbani ekranin e kamerës derisa korniza e

fokusit të ndryshojë ngjyrën, duke treguar se fokusi është cilësuar. Fotoja nxirret kur hiqni gishtin. Fokusi

automatik i vazhdueshëm është joaktiv.

Dallimi i fytyrave

Kamera dallon automatikisht deri në pesë fytyra njerëzish, të treguara nga kornizat në ekran. Kamera

fokusohet automatikisht mbi fytyrën më të afërt. Gjithashtu, mund të përzgjidhni se në cilën fytyrë të

fokusoheni duke trokitur lehtë mbi të në ekran. Kur trokitni lehtë mbi ekranin e kamerës, një kornizë me ngjyrë

tregon se cila fytyrë është e përzgjedhur dhe në fokus. Dallimi i fytyrave nuk mund të përdoret për të gjitha

llojet e skenave. Fokusi automatik i vazhdueshëm është aktiv.

Fokusi me prekje

Prekni një zonë të veçantë në ekranin e kamerës për të cilësuar zonën e fokusit. Fokusi automatik i

vazhdueshëm është joaktiv. Prekni dhe mbani ekranin e kamerës derisa korniza e fokusit të ndryshojë

ngjyrën, duke treguar se fokusi është cilësuar. Fotoja nxirret kur hiqni gishtin.

Ndjekja e objektit

Kur përzgjidhni një objekt duke e prekur atë te pamori, kamera e gjurmon atë për ju.

Ky cilësim disponohet vetëm në regjimin e fotografimit

Me dorë.

HDR

Përdorni cilësimin e HDR (Diapazon me dinamikë të lartë) për të nxjerrë një foto kundrejt

një drite sfondi të fortë ose në kushte kur kontrasti është i mprehtë. HDR kompenson për

humbjen e hollësisë dhe prodhon një figurë tipike si për zonat e errëta, ashtu dhe për ato

të shndritshme.

Ky cilësim disponohet vetëm në regjimin e fotografimit

Me dorë.

ISO

Mund ta zvogëloni turbullimin e imazhit të shkaktuar nga errësira ose nga subjektet që

lëvizin, duke rritur ndjeshmërinë ISO.

Automatik

Cilëson automatikisht ndjeshmërinë ISO.

50

Cilëson ndjeshmërinë ISO në 50.

100

111

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.

background image

Cilëson ndjeshmërinë ISO në 100.

200

Cilëson ndjeshmërinë ISO në 200.

400

Cilëson ndjeshmërinë ISO në 400.

800

Cilëson ndjeshmërinë ISO në 800.

1600

Cilëson ndjeshmërinë ISO në 1600.

3200

Cilëson ndjeshmërinë ISO në 3200.

Ky cilësim disponohet vetëm në regjimin e fotografimit

Me dorë.

Dritëmatja

Ky funksion përcakton automatikisht një ekspozim të ekuilibruar mirë, duke matur sasinë

e dritës që bie në imazhin që dëshironi të fotografoni.

Në qendër

Matja qendrën e imazhit dhe përcakton ekspozimin që bazohet në ndriçimin e subjektit atje.

Selektive

Rregullon ekspozimin në një pjesë shumë të vogël të imazhit që dëshironi të fotografoni.

Fytyra

Mat sasinë e dritës në fytyrë dhe rregullon ekspozimin në mënyrë që fytyra të mos jetë as shumë e errët as

shumë e ndritshme.

Shumëfish

Ndan imazhin në shumë rajone dhe mat secilin rajon për të përcaktuar një ekspozim të ekuilibruar mirë.

Ky cilësim disponohet vetëm në regjimin e marrjes

Me dorë.

Stabilizuesi i imazhit

Kur nxirri një foto, mund të jetë e vështirë që ta mbani pajisjen pa e lëvizur. Stabilizuesi ju

ndihmon duke kompensuar lëvizjet e vogla të dorës.

Ky cilësim disponohet vetëm në regjimin e fotografimit

Me dorë.

Paraafishimi

Mund të zgjidhni të paraafishoni fotografitë menjëherë pasi i nxirrni.

I pakufizuar

Paraafishimi i fotos ose videos shfaqet pasi e nxirrni atë.

5 sekonda

Paraafishimi i fotos ose videos shfaqet për 5 sekonda pasi e nxirrni atë.

3 sekonda

Paraafishimi i fotos ose videos shfaqet për 3 sekonda pasi e nxirrni atë.

Modifiko

Fotoja ose videoja hapet për redaktim pasi e nxirrni.

Joaktiv

Fotoja ose videoja ruhet pasi e nxirrni dhe paraafishimi nuk shfaqet.

Njohja e fytyrës

Mund të regjistroni fytyrat në aplikacionin Kamera, në mënyrë që kamera të fokusohet

automatikisht në këto fytyra kur shfaqen te pamori.

112

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.

background image

Blici

Përdorni blicin për të nxjerrë foto kur ndriçimi është i pamjaftueshëm ose kur ka dritë

sfondi. Opsionet në vijim janë të disponueshme kur trokitni lehtë mbi ikonën e blicit në

ekranin e kamerës:

Automatik

Kamera përcakton automatikisht nëse kushtet e ndriçimit kërkojnë përdorimin e një blici.

Mbush flashin

Përdoreni këtë cilësim kur sfondi është më i shkëlqyeshëm sesa subjekti. Ky cilësim heq hijet e errëta të

padëshirueshme.

Reduktimi i syrit të kuq

Zvogëlon ngjyrën e kuqe të syve kur nxirrni një foto.

Joaktiv

Blici u çaktivizua. Ndonjëherë cilësia e fotos është më e mirë pa blic, edhe sikur ndriçimi të jetë i

pamjaftueshëm. Për të nxjerrë një foto të mirë pa blic, duhet ta mbani dorën të palëvizur. Përdorni

kohëvonuesin për të shmangur fotot e turbullta.

Projektori

Drita e blicit ndizet kur nxirrni foto.

Përzgjedhja e skenës

Përdorni tiparin Përzgjedhja e skenës për ta konfiguruar shpejt kamerën për situatat e

zakonshme, duke përdorur skenat e paraprogramuara. Kamera përcakton një numër

cilësimesh që të përshtatni skenën e përzgjedhur, duke siguruar foton më të mirë të

mundshme.

Joaktiv

Tipari Përzgjedhja e skenës është joaktiv dhe mund të nxirrni foto me dorë.

Lëkurë e butë

Nxirrni foto të fytyrave duke përdorur një efekt zbukurimi të përmirësuar.

Marrje artistike

Përdoreni për fotografimin e fotove me një sfond të butë.

Mjegullim kundër lëvizjes

Përdoreni për zvogëlimin e dridhjeve të kamerës gjatë xhirimit të një skene pak më të errët.

Peizazh

Përdoreni për foto peizazhi. Kamera fokusohet në objekte të largëta.

HDR e korrigj. të dritës së sfondit

Përdoreni për të përmirësuar hollësitë në poza me kontrast të lartë. Korrigjimi i integruar i dritës së

sfondit analizon imazhin dhe e rregullon automatikisht atë për t'ju dhënë një pozë të ndriçuar në

mënyrë të përsosur.

Portret natën

Përdoreni për foto portreti të nxjerra natën ose në mjedise të ndriçuara dobët. Për shkak të kohës së

zgjatur të ekspozimit, kamera duhet mbajtur e palëvizur ose duhet vendosur në një sipërfaqe të

qëndrueshme.

Skenë natën

Përdoreni kur nxirrni fotografi natën ose në mjedise të ndriçuara dobët. Për shkak të kohës së zgjatur

të ekspozimit, kamera duhet mbajtur e palëvizur ose duhet vendosur në një sipërfaqe të

qëndrueshme.

Muzgu në dorë

Përdoreni për nxjerrjen e fotove me dritë të ulët dhe aparatin të mbajtur në dorë, me zhurmë dhe

turbullirë të zvogëluar.

Ndjeshmëria e lartë

Përdoreni për nxjerrjen e fotove pa blic në kushte me dritë të dobët. Zvogëlon turbullirën.

Gatime

Përdoreni për fotografimin e përgatitjeve të ushqimeve në ngjyra të ndritshme.

Kafshë shtëpiake

Përdoreni për të nxjerrë foto të kafshëve tuaja shtëpiake. Zvogëlon turbullirën dhe sytë e kuq.

Plazh

Përdoreni për të nxjerrë foto të skenave buzë detit ose buzë liqenit.

113

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.

background image

Borë

Përdoreni në mjedise me shumë dritë për të shmangur fotot e mbiekspozuara.

Festë

Përdoreni për foto në mjedise të brendshme me ndriçim të dobët. Kjo skenë kap ndriçimin e sfondit

në mjedise të brendshme ose dritën e qirinjve. Për shkak të kohës së zgjatur të ekspozimit, kamera

duhet mbajtur e palëvizur ose duhet vendosur në një sipërfaqe të qëndrueshme.

Sporte

Përdoreni për foto objektesh që lëvizin shpejt. Koha e shkurtër e ekspozimit e minimizon turbullimin

prej lëvizjes.

Dokument

Përdoreni për foto tekstesh ose vizatimesh. I jep fotos kontrast të rritur, më të mprehtë.

Fishekzjarrë

Përdoreni për të nxjerrë foto të fishekzjarreve me gjithë shkëlqimin e tyre.

Ky cilësim disponohet vetëm në regjimin e marrjes

Me dorë.