Cilësimet e përgjithshme të kamerës
Regjimet e regjistrimit
Automatike superiore
Optimizoni cilësimet tuaja për t'iu përshtatur çdo skene.
Me dorë
Rregulloni manualisht cilësimet e kamerës.
Sound Photo
Bëni fotografi me tingullin e sfondit.
Shumë kamera
Regjistroni të njëjtën skenë nga shumë kënde në një ekran të vetëm.
Fytyra në foto
Bëni fotografi duke përdorur kamerat e përparme dhe të pasme në të njëjtën kohë.
Video 4K
Bëni video me përcaktim shumë të lartë 4K.
Timeshift video
Bëni video me shpejtësi të lartë kuadrosh dhe zbatoni efektet e lëvizjes së ngadaltë.
Efekti AR
Nxirrni fotografi ose video me skena dhe karaktere virtuale.
Efekti krijues
Zbatoni efektet te fotografitë ose videot.
Timeshift burst
106
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
Gjeni fotografinë më të mirë nga një burst imazhesh.
Lëvizja panoramike
Nxirrni fotografi panoramike dhe me kënd të gjerë.
Background defocus
Turbulloni sfondin e fotografive tuaja që subjekti juaj të duket më i qartë në krahasim me të.
Portret me stile
Nxirrni fotografi me stile portretesh në kohë reale.
Për të mësuar më shumë se si të bëni fotografi më të mira, shkoni te
www.sonymobile.com/support/
.
Për të kaluar mes regjimeve të marrjes
1
Shtypni dhe mbani të shtypur tastin e kameras.
2
Rrëshqitni shpejt mbi ekran tek modaliteti i dëshiruar i marrjes.
Optimizimi automatik
Regjimi i optimizimit automatik zbulon kushtet në të cilat po fotografoni dhe rregullon
automatikisht cilësimet për të siguruar që të nxirrni foton më të mirë të mundshme.
Rezolucioni më i lartë që mbështet regjimi i optimizimit automatik është 8 MP. Nëse dëshironi
të nxirrni fotografi me një rezolucion më të lartë, përdorni regjimin
Me dorë.
Regjimi me dorë
Përdorni regjimin me dorë kur dëshironi të rregulloni me dorë cilësimet e kamerës për
bërjen e fotove dhe videove.
Efekti AR
Mund të përdorni efektet AR (realiteti i shtuar) në fotot ose videot tuaja dhe t'i bëni ato
më argëtuese. Kur përdorni kamerën, ky cilësim ju lejon të integroni skenda 3D në fotot
ose videot tuaja. Thjesht përzgjedhi skenën që dëshironi dhe rregulloni pozicionin e saj në
pamor.
Efekti krijues
Mund të zbatoni efekte të ndryshme në fotot ose videot tuaja. Për shembull, mund të
shtoni një efekt Nostalgjik për t'i bërë fotot të duken më të vjetra ose një efekt Skicë për
një imazh më argëtues.
Sweep Panorama
Mund të bëni foto me kënd të gjërë dhe panoramike nga drejtimi horizontal ose vertikal
me një lëvizje të thjeshtë shtyp-dhe-rrëshqit.
Për të bërë një foto panoramike
1
Aktivizoni kamerën.
2
Rrëshqini shpejt mbi ekranin për të shkuar tek
, pastaj përzgjidhni .
3
Për të përzgjedhur një drejtim regjistrimit, trokitni lehtë mbi
.
4
Shtypni tastin e kamerës dhe lëvizni kamerën ngadalë dhe qëndrueshëm në
drejtim të lëvizjes së treguar në ekran.
Timeshift burst
Kamera nxjerr një burst me 61 foto në një dritare prej dy sekondash - një sekondë para
dhe pasi të trokitni te tasti i kamerës në ekran. Kështu që mund të ktheheni dhe të gjeni
imazhin e përsosur.
107
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
Për të përdorur Timeshift burst
1
Aktivizoni kamerën.
2
Rrëshqitni shpejt në ekran për të shkuar te
dhe më pas përzgjidhni .
3
Nxirrni fotografitë. Fotografitë e nxjerra shfaqen në pamjen e miniaturave.
4
Lëvizni nëpër miniatura dhe përzgjidhni fotografinë që dëshironi të ruani, më pas
trokitni lehtë .
Videoja e Timeshift
Mund të regjistroni video me një shpejtësi të lartë kuadrosh prej 120 kuadrosh në
sekondë dhe pastaj të zbatoni efektet që të riprodhoni disa pjesë ose të gjithë videon në
lëvizje të ngadaltë.
Regjimi i shfokusimit të sfondit
Përdorni efektin e sfondit të turbulluar të kamerës që subjektet tuaja të duken më të
mprehta dhe më të gjalla se sfondi i tyre. Në regjimin e shfokusimit të sfondit, kamera
shkrepet dy herë, identifikon sfondin dhe më pas e turbullon, kurse subjektin e mban të
mprehtë dhe në fokus - si fotografimi me një kamerë dixhitale SLR. Mund të përzgjidhni
nga tre variacione të ndryshme turbullimi dhe të akordoni nivelin e turbullimit në ekranin e
paraafishimit.
Fytyra në fotografi
Mund të përdorni regjimin Fytyra në fotografi për të aktivizuar kamerat e përparme dhe
kryesore në të njëjtën kohë, në mënyrë që të bëni një fotografi të vetes së bashku me
subjektin.
Regjimi me shumë kamera
Regjimi me shumë kamera ju lejon që të nxirrni një fotografi që ndërthur imazhet nga dy
kënde dhe dy pajisje të ndryshme. Ju shikoni dy imazhe në pamorin e kamerës në
pajisjen tuaj - një nga kamera juaj dhe një nga një pajisje e lidhur Xperia™ ose një kamera
Sony që mbështet teknologjinë NFC ose Wi-Fi Direct™. Më pas mund të modifikoni atë
që shikoni në pamor para se të nxirrni fotografinë.
Pra, nëse jeni në një koncert, për shembull, dhe dëshironi të nxirrni një fotografi që
ndërthur një pamje të grupit muzikor nga një kënd dhe të publikut nga një kënd tjetër,
mund të përdorni Regjimin me shumë kamera për efektin më të mirë të mundshëm.
Mund ta konfiguroni Regjimin me shumë kamera duke përdorur NFC-në, e cila nis
çiftimin e dy pajisjeve me teknologjinë Wi-Fi Direct™.
Për të përdorur regjimin e Shumë kamerave
1
Aktivizoni funksionet NFC në të dyja pajisjet që dëshironi të lidhni.
2
Aktivizoni kamerën në pajisjen tuaj.
3
Rrëshqini shpejt mbi ekranin për të shkuar tek
, pastaj përzgjidhni .
4
Në ekranet e të dyja pajisjeve, trokitni lehtë mbi .
5
Prekni zonat e zbulimit të NFC-së në secilë pajisje me tjetrën. T dyja pajisjet tani
duhet të lidhen duke përdorur teknologjinë Wi-Fi Direct™.
6
Pasi pajisjet të jenë lidhur, dy imazhe shfaqen në pamorin e pajisjes tuaj – një nga
pamori i kamerës tuaj dhe tjetri nga pamori i pajisjes së lidhur.
7
Për të modifikuar imazhet në pamorin tuaj, trokitni lehtë mbi
.
8
Modifikoni imazhet siç dëshironi Për shembull, mund të trokitni lehtë mbi dhe të
mbani një imazh dhe t'a tërhiqni atë në anën tjetër të pamorit për të ndryshuar
renditjen.
9
Kur të keni përfunduar me modifikimin dhe të jeni gati për të marë imazhin
përfundimtar të kombinuar, trokitni lehtë mbi
U krye > .
Shkarkimi i aplikacioneve të kamerës
Mund të shkarkoni aplikacione falas ose me pagesë të kamerës nga Google Play™ ose
burime të tjera të të tjera. Para se të nisni shkarkimin, sigurohuni që keni një lidhje
108
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
funksionuese me internetin, mundësisht nëpërmjet Wi-Fi për të kufizuar tarifat e trafikut të
të dhënave.
Për të shkarkuar aplikacione të kamerës
1
Hapni aplikacionin e kamerës.
2
Rrëshqini mbi ekranin për të shkuar tek
, pastaj trokitni lehtë mbi .
3
Përzgjidhni aplikacionin që dëshironi të shkarkoni dhe ndiqni udhëzimet për të
përfunduar instalimin.
Hapja e shpejtë
Përdorni cilësimet e Hapjes së shpejtë për të hapur kamerën kur ekrani është i kyçur.
Vetëm hape
Kur ky cilësim është i aktivizuar, mund të hapni kamerën kur ekrani është i kyçur, duke shtypur për pak çaste
tastin e kamerës.
Hape dhe fotografo
Kur ky cilësim është i aktivizuar, mund të hapni kamerën dhe të nxirrni automatikisht një foto kur ekrani është i
kyçur, duke shtypur për pak çaste tastin e kamerës.
Hape dhe regjistro videon
Kur ky cilësim është i aktivizuar, mund të hapni kamerën dhe të filloni të regjistroni një video kur ekrani është i
kyçur, duke shtypur për pak çaste tastin e kamerës.
Joaktiv
Ruani vendndodhjen
Shtoni informacionet e vendndodhjes gjeografike (gjeoetiketa) te fotografitë tuaja kur i
nxirrni.
Marrja me prekje
Identifikoni një zonë të fokusit dhe pastaj prekni me gisht ekranin e kamerës. Fotoja
nxirret sapo të hiqni gishtin.
Tingulli
Zgjidhni të aktivizoni ose të çaktivizoni tingullin shkrepës.
Ruajtja e të dhënave
Mund të zgjidhni të ruani të dhënat tuaja ose në një kartë SD të heqshme ose në
hapësirën ruajtëse të brendshme.
Hapësira ruajtëse e brendshme
Fotot ose videot ruhen në kujtesën e pajisjes.
Karta SD
Fotot ose videot ruhen në kartën SD.
Bllokimi i prekjes
Mund ta çaktivizoni ekranin me prekje për të shmangur prekjet aksidentale kur përdorni
kamerën.
Balanca e të bardhës
Ky cilësim, i cili është i disponueshëm vetëm në regjimin e regjistrimit
Me dorë, rregullon
balancën e ngjyrës sipas kushteve të ndriçimit. Ai ju lejon po ashtu të rregulloni
manualisht ekspozimin në diapazonin -2,0 EV deri në +2,0 EV. Për shembull, mund të
rrisni ndriçimin e imazhit ose të ulni ekspozimin e përgjithshëm duke trokitur lehtë
përkatësisht te kontrollet plus ose minus kur shfaqet ikona e cilësimit të balancës së të
bardhës .
109
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
Automatike
Rregullon automatikisht balancën e ngjyrave sipas kushteve të ndriçimit.
Inkandeshente
Rregullon balancën e ngjyrave për kushtet e një ndriçimi të butë si p.sh. nën llambat e dritave.
Fluoreshente
Rregullon balancën e ngjyrave për ndriçimin fluoreshent.
Dritë dite
Rregullon balancën e ngjyrave për kushtet e mjediseve të jashtme me diell.
Me re
Rregullon balancën e ngjyrave për një qiell me re.