Cilësimet e videokamerës
Për të rregulluar cilësimet e videokamerës
1
Aktivizoni kamerën.
2
Rrëshqitni shpejt tek
.
3
Për të shfaqur cilësimet, trokitni lehtë mbi .
4
Përzgjidhni cilësimin që dëshironi të rregulloni, pastaj bëni ndryshimet tuaja.
Pamja e përgjithshme e cilësimeve të videokamerës
Rezolucioni i videos
Rregulloni rezolucionin e videos për formatet e ndryshme.
HD e plotë (30 fps)
1920×1080(16:9)
Formati HD i plotë (Përcaktim i lartë i plotë) me 30 fps dhe raportin e pamjes 16:9.
HD e plotë (60 fps)
1920×1080(16:9)
Formati HD i plotë (Përcaktim i lartë i plotë) me 60 fps dhe raportin e pamjes 16:9.
HD
1280×720(16:9)
Formati HD (Përcaktim i lartë) me raportin e pamjes 16:9.
VGA
640×480(4:3)
Formati VGA me raportin e pamjes 4:3.
MMS
Regjistroni video të përshtatshme për t'u dërguar me mesazhe multimediale. Koha e regjistrimit e këtij formati
të videos është e kufizuar, në mënyrë që skedarët e videove të mund të përfshihen në një mesazh
multimedial.
Kohëvonuesi
Duke përdorur kohëvonuesin, mund të regjistroni një video pa e mbajtur në dorë pajisjen.
Përdoreni për të regjistruar video grupi, ku të gjithë mund të jenë në video. Gjithashtu
mund të përdorni kohëvonuesin nëse dëshironi të shmangni dridhjet e kamerës kur
regjistroni video.
Aktiv (10 s.)
Cilësoni një vonesë prej 10 sekondash, që nga trokitja e lehtë e ekranit të kamerës deri sa të fillojë regjistrimi i
videos.
Aktiv (2 s.)
Cilësoni një vonesë prej 2 sekondash, që nga trokitja e lehtë e ekranit të kamerës deri sa të fillojë regjistrimi i
videos.
114
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
0,5 sek.
Cilësoni një vonesë prej gjysmë sekonde, që nga trokitja e lehtë e ekranit të kamerës deri sa të fillojë regjistrimi
i videos.
Joaktiv
Videoja fillon të regjistrohet sapo të trokitni lehtë mbi ekranin e kamerës.
Smile Shutter™(video)
Përdorni funksionin Smile Shutter™ për të përcaktuar se ndaj cilit lloj buzëqeshjeje të
reagojë kamera përpara regjistrimit të një videoje.
Mënyra e fokusimit
Cilësimi i fokusit kontrollon se cila pjesë e një subjekti të rregjistruar në video duhet të
duket qartë. Kur fokusi automatik i vazhdueshëm është aktiv, kamera vazhdon të
rregullojë fokusin, në mënyrë që zona brenda kornizës së bardhë të fokusit të qëndrojë e
qartë.
Fokusi automatik i një subjekti
Kamera fokusohet automatikisht mbi objektin e përzgjedhur. Fokusi automatik i vazhdueshëm është aktiv.
Dallimi i fytyrave
Kamera dallon automatikisht deri në pesë fytyra njerëzish, të treguara nga kornizat në ekran. Kamera
fokusohet automatikisht mbi fytyrën më të afërt. Gjithashtu mund të përzgjidhni se në cilën fytyrë të
fokusoheni duke trokitur lehtë mbi të në ekran. Kur trokitni lehtë mbi ekranin e kamerës, një kornizë e verdhë
tregon se cila fytyrë është e përzgjedhur dhe në fokus. Dallimi i fytyrës nuk mund të përdoret për të gjitha llojet
e skenave. Fokusi automatik i vazhdueshëm është aktiv.
Ndjekja e objektit
Kur përzgjidhni një objekt duke e prekur atë te pamori, kamera e gjurmon atë për ju.
Videoja HDR
Përdorni cilësimin e videos HDR (Diapazoni me dinamikë të lartë) për të regjistruar një
video kundrejt një drite sfondi të fortë ose në kushte kur kontrasti është i mprehtë.
Videoja HDR kompenson humbjen e hollësisë dhe prodhon një figurë tipike si për zonat e
errëta, ashtu dhe për ato të shndritshme.
Ky cilësim disponohet vetëm në regjimin e marrjes
Me dorë.
Dritëmatja
Ky funksion përcakton automatikisht një ekspozim të ekuilibruar mirë, duke matur sasinë
e dritës që bie në imazhin që dëshironi të fotografoni.
Në qendër
Matja qendrën e imazhit dhe përcakton ekspozimin që bazohet në ndriçimin e subjektit atje.
Selektive
Rregullon ekspozimin në një pjesë shumë të vogël të imazhit që dëshironi të fotografoni.
Fytyra
Mat sasinë e dritës në fytyrë dhe rregullon ekspozimin në mënyrë që fytyra të mos jetë as shumë e errët as
shumë e ndritshme.
Shumëfish
Ndan imazhin në shumë rajone dhe mat secilin rajon për të përcaktuar një ekspozim të ekuilibruar mirë.
Ky cilësim disponohet vetëm në regjimin e marrjes
Me dorë.
SteadyShot™
Gjatë regjistrimit të një videoje, mund ta keni të vështirë ta mbani pajisjen pa lëvizur.
Stabilizuesi ju ndihmon duke kompensuar lëvizjet e vogla të dorës tuaj.
Aktiv inteligjent
Aktivizojeni për të hequr tronditjet e përgjithshme dhe të detajuara të kamerës.
115
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
Standarde
Aktivizojeni për të hequr tronditjet me frekuencë të lartë të kamerës.
Joaktiv
Stabilizuesi është i çaktivizuar.
Mikrofoni
Përzgjidhni nëse do të rregjistroni tingullin përreth gjatë rregjistrimit të videos.
Paraafishimi
Mund të zgjidhni të paraafishoni videot menjëherë pasi i xhironi.
Aktiv
Paraafishimi i videos shfaqet pasi e xhironi.
Modifiko
Videoja hapet për modifikim pasi e xhironi.
Joaktiv
Videoja ruhet pasi e xhironi dhe paraafishimi nuk shfaqet.
Blici
Përdorni dritën e blicit për të regjistruar video, kur ndriçimi është i pamjaftueshëm ose kur
ka dritë sfondi. Ikona e blicit të videove është e disponueshme vetëm në ekranin e
videokamerës. Kini parasysh që cilësia e videos mund të jetë ndonjëherë më e mirë pa
dritë, edhe nëse ndriçimi është i pamjaftueshëm.
Aktiv
Joaktiv
Përzgjedhja e skenës
Tipari i Përzgjedhjes së skenës ju ndihmon për ta konfiguruar shpejt kamerën për situata
të zakonshme, duke përdorur skenat e paraprogramuara të videos. Cilësimi i secilës
skenë është i synuar të prodhojë videon me cilësi më të lartë të mundshme në një mjedis
të caktuar të rregjistrimit.
Joaktiv
Tipari i Përzgjedhjes së skenës është joaktiv dhe mund të regjistroni video me dorë.
Marrje artistike
Përdorni për rregjistrimin e videove ndaj sfondeve të butë.
Peizazh
Përdoreni për video peizazhi. Kamera fokusohet në objekte të largëta.
Skenë natën
Kur është e aktivizuar, ndjeshmëria ndaj dritës shtohet. Përdoreni në mjedise me ndriçim të dobët.
Videot e objekteve që lëvizin me shpejtësi mund të jenë të turbullta. Mbajeni dorën të palëvizur, ose
përdorni një mbështetje. Për të përmirësuar cilësinë e videos, çaktivizojeni regjimin për natën kur
kushtet e ndriçimit janë të mira.
Plazh
Përdoreni për videot e skenave buzë detit ose buzë liqenit.
Borë
Përdoreni në mjedise të ndritshme, për të shmangur video të ekspozuara në mënyrë të
pamjaftueshme.
Sporte
Përdoreni për video objektesh që lëvizin me shpejtësi. Koha e shkurtër e ekspozimit e minimizon
turbullimin prej lëvizjes.
Festë
Përdoreni për video në mjedise të brendshme me ndriçim të pamjaftueshëm. Kjo skenë zgjedh
ndriçimin e sfondit në mjedise të brendshme ose dritën e qirinjve. Videot e objekteve që lëvizin me
shpejtësi mund të jenë të turbullta. Mbajeni dorën të palëvizur, ose përdorni një mbështetje.
116
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.