Transferimi i kontakteve
Ka disa mënyra për të transferuar kontaktet në pajisjen tuaj të re. Mund të sinkronizoni
kontaktet nga një llogari në linjë ose të importoni kontakte drejtpërdrejt nga një pajisje
tjetër.
Transferimi i kontakteve duke përdorur një kompjuter
Xperia™ Transfer është një aplikacion që ju ndihmon të mblidhni kontaktet nga pajisja
juaj e vjetër dhe t'i transferoni ato në pajisjen tuaj të re. Xperia™ Transfer, të cilën mund
t'a përdorni nga brenda programit kompjuterik Xperia™ Companion, lejon përdorimin e
pajisjeve celulare që operojnë në iOS/iCloud dhe Android™. Nëse jeni duke kaluar nga
një pajisje iOS, tipari i Përkimit të Aplikaionit sugjeron të barasvlefshmit Android të
aplikacioneve të iOS tuaj.
Për të përdorur Xperia™ Transfer, ju nevojitet:
•
Një kompjuter i lidhur me internetin.
•
Pajisja juaj e re Android™.
•
Një kabllo USB për pajisjen tuaj të re Android™.
•
Pajisja juaj e vjetër.
•
Një kabllo USB për pajisjen tuaj të vjetër.
Mund të mos ju duhet pajisja juaj e vjetër. Për pajisjet iOS, mund të lidhni drejtpërdrejt në
iCloud ose të përdorni një kopje rezervë vendore. Për pajisjet Sony të mëparshme në pronësi
mund të përdorni kopje rezervë vendore.
Për të transferuar kontaktet në pajisjen tuaj të re
1
Kërkoni dhe shkarkoni Xperia™ Companion për Windows në
http://support.sonymobile.com/tools/xperia-companion/ ose Xperia™ Companion
për Mac në http://support.sonymobile.com/tools/xperia-companion-mac/ nëse
softueri nuk është instaluar tashmë.
2
Lidheni pajisjen me kompjuterin duke përdorur një kabllo USB.
3
Pas instalimit me sukses, hapni softuerin Xperia™ Companion nëse nuk hapet
automatikisht dhe më pas klikoni
Xperia™ Transfer
dhe ndiqni udhëzimet
përkatëse për të transferuar kontaktet tuaja.
Transferimi i kontakteve duke përdorur një llogari në linjë
Nëse i sinkronizoni kontaktet në pajisjen tuaj të vjetër ose në kompjuterin tuaj me një
llogari në linjë, për shembull, të Google Sync™, Facebook™ ose Microsoft
®
Exchange
ActiveSync
®
, mund t'i transferoni kontaktet tuaja në pajisjen e re duke përdorur atë
llogari.
Për të sinkronizuar kontaktet në pajisjen tuaj të re duke përdorur një llogari
sinkronizimi
1
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi dhe pastaj trokitni lehtë mbi .
2
Trokitni lehtë mbi dhe pastaj trokitni lehtë mbi
Cilësimet> Llogaritë e
sinkronizimi.
3
Përzgjidhni llogarinë me të cilën dëshironi të sinkronizoni kontaktet tuaja dhe pastaj
trokitni lehtë mbi >
Sinkronizo tani.
Duhet të hyni në llogarinë përkatëse të sinkronizimit para se të sinkronizoni kontaktet tuaja me
të.
Metoda të tjera për transferimin e kontakteve
Ka disa mënyra të tjera për të transferuar kontaktet nga pajisja juaj e vjetër në pajisjen
tuaj të re. Për shembull, mund të kopjoni kontakte në një kartë kujtese, të përdorni
teknologjinë Bluetooth
®
ose t'i ruani kontaktet në një kartë SIM. Për më shumë
82
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
informacione të veçanta rreth transferimit të kontakteve nga pajisja juaj e vjetër, referojuni
udhëzuesit përkatës të përdorimit.
Për të importuar kontaktet nga një kartë kujtese
1
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi , pastaj trokitni lehtë mbi .
2
Shtypni dhe pastaj trokitni lehtë mbi
Importo kontaktet > Karta SD.
3
Përzgjidhni se ku t'i ruani kontaktet tuaja.
4
Përzgjidhni skedarët që dëshironi të importoni dhe trokitni lehtë mbi
OK.
Për të importuar kontakte duke përdorur teknologjinë Bluetooth
®
1
Sigurohuni që e keni aktivizuar funksionin Bluetooth
®
dhe që pajisja juaj është
cilësuar si e dukshme.
2
Kur njoftoheni për një skedar që do të hyjë në pajisjen tuaj, zvarriteni poshtë shiritin
e gjendjes dhe trokitni lehtë mbi njoftimin për të pranuar transferimin e skedarit.
3
Trokitni lehtë mbi
Prano për të nisur transferimin e skedarit.
4
Zvarriteni poshtë shiritin e gjendjes. Kur transferimi të përfundojë, trokitni lehtë mbi
njoftimin.
5
Trokitni lehtë mbi skedarin e marrë dhe përzgjidhni se ku t'i ruani kontaktet tuaja.
Për të importuar kontaktet nga një kartë SIM
Nëse transferoni kontakte duke përdorur një kartë SIM, mund të humbni informacione ose të
merrni shumë zëra kontaktesh.
1
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi dhe pastaj trokitni lehtë mbi .
2
Trokitni lehtë mbi dhe pastaj trokitni lehtë mbi
Importo kontaktet> Karta SIM.
3
Përzgjidhni se ku t'i ruani kontaktet tuaja.
4
Për të importuar një kontakt individual, gjeni dhe trokitni lehtë mbi kontaktin. Për t'i
importuar të gjitha kontaktet, trokitni lehtë mbi
Importo të gjitha.