Sony Xperia Z3 - Ekrani fillestar

background image

Ekrani fillestar

Ekrani bazë është pika fillestare për përdorimin e pajisjes tuaj. Është e ngjashme me

desktopin në një ekran kompjuteri. Ekrani juaj bazë mund të ketë deri në shtatë panele,

të cilët shtrihen përtej gjërësisë së zakonshme të shfaqjes së ekranit. Numri i paneleve të

ekranit bazë përfaqësohet nga një sërë pikash në pjesën e poshte të ekranit bazë. Pika e

theksuar afishon panelin në të cilin ndodheni aktualisht.

24

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.

background image

Për të shkuar tek ekrani kryesor

Shtypni .

Për të shfletuar ekranin bazë

Panelet e ekranit bazë

Mund të shtoni panele të reja në ekranin tuaj bazë (maksimumi deri në shtatë panele) dhe

të fshini panele. Mund të cilësoni gjithashtu panelin që dëshironi të përdorni si panel

kryesor të ekranit bazë.

Për të cilësuar një panel si panelin kryesor të ekranit bazë

1

Prekni dhe mbani një pjesë bosh në ekranin tuaj fillestar derisa pajisja të vibrojë.

2

Goditni lehtë majtas ose djathtas te paneli që dëshironi të cilësoni si panelin

kryesor të ekranit bazë dhe pastaj trokitni lehtë mbi .

Për të shtuar një panel ne ekranin bazë

1

Prekni dhe mbani një zonë bosh tek Ekrani bazë derisa të dridhet pajisja.

2

Për të shfletuar panelet, goditni lehtë deri në fund në të djathtë ose në të majtë

dhe më pas trokitni lehtë .

Për të fshirë një panel nga ekrani bazë

1

Prekni dhe mbani një zonë tek Ekrani bazë derisa të dridhet pajisja.

2

Goditni lehtë majtas ose djathtas për të kaluar tek paneli që dëshironi të fshini,

pastaj trokitni lehtë në këndin lart djathtas të panelit.

25

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.

background image

Cilësimet e ekranit bazë

Për të çinstaluar një aplikacion nga ekrani bazë

1

Prekni dhe mbani një zonë në Ekranin bazë deri sa pajisja të dridhet.

2

Goditni lehtë majtas ose djathtas për të shfletuar panelet. Të gjitha aplikacionet që

nuk mund të çinstalohen tregohen nga .

3

Trokitni lehtë tek aplikacioni që dëshironi të çinstaloni dhe më pas trokitni lehtë te

Fshi.

Për të rregulluar madhësinë e ikonave në Ekranin bazë

1

Prekni dhe mbani një zonë në Ekranin bazë deri sa pajisja të dridhet, më pas

trokitni lehtë .

2

Trokitni lehtë mbi

Madhësia e ikonave dhe pastaj përzgjidhni një opsion.