Pamja e përgjithshme e aplikacioneve
Përdorni aplikacionin Alarmi dhe ora për të cilësuar lloje të ndryshme alarmesh.
Përdorni shfletuesin tuaj të uebit për të naviguar dhe për të parë faqet e uebit,
për të menaxhuar faqeshënuesit, tekstin dhe imazhet.
Përdorni aplikacionin Llogaritësja për të kryer llogaritjet bazë.
Përdorni aplikacionin Kalendari për t'u informuar për ngjarjet dhe për të
menaxhuar takimet tuaja.
Përdorni kamerën për të nxjerrë foto dhe për të regjistruar videoklipe.
Përdorni aplikacionin e Kontakteve për të menaxhuar numrat e telefonit, adresat
e postës elektronike dhe informacionin tjetër që ka lidhje me kontaktet tuaja.
Qasuni tek aplikacionet, dokumentet dhe figurat që keni shkarkuar.
Përdorni aplikacionin Posta elektronike për të dërguar dhe për të marrë mesazhe
të postës elektronike si nëpërmjet llogarive private, ashtu edhe atyre të
korporatës.
Përdorni aplikacionin Facebook™ për t'u përfshirë në rrjetin social me shokët,
anëtarët e familjes dhe kolegët nga e gjithë bota.
Shfletoni dhe dëgjoni stacione të Radios FM.
Përdorni aplikacionin Albumi për të parë dhe për të punuar me fotot dhe videot
tuaja.
Përdorni aplikacionin Gmail™ për të lexuar, për të shkruar dhe për të organizuar
mesazhet e postës elektronike.
Kërkoni informacione në pajisjen tuaj dhe në ueb.
Shihni vendndodhjen tuaj aktuale, gjeni vendndodhje të tjera dhe llogaritni rrugët
duke përdorur Google Maps™.
Përdorni aplikacionin Play Store™ për të shkarkuar aplikacione falas dhe me
pagesë për pajisjen tuaj.
Përdorni aplikacionin Mesazhimi për të dërguar dhe për të marrë mesazhe me
tekst dhe multimediale.
34
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
Përdorni aplikacionin Videot për të riprodhuar video në pajisjen tuaj dhe për të
bashkëndarë përmbajtje me shokët tuaj.
Përdorni aplikacionin Muzika për të organizuar dhe riprodhuar muzikë, audiolibra
dhe podkaste.
Shihni historitë e lajmeve dhe parashikimet e motit.
Bëni telefonata duke formuar manualisht numrin ose duke përdorur funksionin e
telefonimit inteligjent.
Optimizoni cilësimet për t'iu përshtatur kërkesave tuaja.
Përdorni aplikacionin Hangouts™ për të biseduar me shokët në linjë.
Identifikoni pjesët muzikore që dëgjoni të riprodhohen rreth jush dhe merrni
informacione për artistin, albumin dhe informacione të tjera.
Përdorni YouTube™ për të bashkëndarë dhe për të parë video nga e gjithë bota.
Përdorni aplikacionin Kopja rezervë dhe rikthimi për të krijuar kopje rezervë ose
rikthyer përmbajtjet në pajisjen tuaj, si kontaktet, mesazhet me tekst, shenjat e
referimit, të dhënat e kalendarit, etj.
Përdorni aplikacionin Smart Connect™ për të cilësuar se çfarë ndodh në pajisjen
tuaj kur lidhni ose shkëpusni një pajisje shtesë.
Krijuesi i filmave i Xperia™ krijon automatikisht video të shkurtra rreth 30
sekonda të gjata duke përdorur fotografitë dhe videot ekzistuese. Aplikacioni e
përcakton automatikisht vijën kohore për të krijuar filmin e tij.
Përdorni aplikacionin Lifelog për të regjistruar automatikisht ngjarjet për jetën tuaj
të përditshme. Për shembull, mund të caktoni objektiva dhe të monitoroni
progresin tuaj për arritjen e tyre ose të shënoni për referencë momentet e
veçanta.
Përdorni aplikacionin Mbështetja për t'u qasur te mbështetja për përdoruesin në
pajisjen tuaj. Për shembull, mund të qaseni në një Udhëzues përdorimi, në
informacionin për zgjidhjen e problemeve, si dhe në këshillat dhe të fshehtat.
Disa aplikacione nuk mbështeten apo renditen nga të gjitha rrjetet dhe/ose operatorët e
shërbimeve në të gjitha zonat.
35
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.