Sony Xperia Z3 - Widget-et

background image

Widget-et

Widget-et janë aplikacione të vogla që mund t'i përdorni drejt e nga ekrani bazë. Ato

funksionojnë edhe si shkurtore. Për shembull, widget-i Moti ju mundëson shikimin e

informacionit bazë për motin drejt e nga ekrani bazë. Por kur trokitni lehtë mbi widget,

hapet versioni i plotë i aplikacionit Moti. Mund të shkarkoni widget-e të tjera nga Google

Play™.

27

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.

background image

Për të shtuar një miniaplikacion në ekranin bazë

1

Prekni dhe mbani një pjesë bosh në Ekrani bazë derisa pajisja të vibrojë, pastaj

takoni

Widget-et.

2

Gjeni dhe trokitni lehtë mbi widget-in që dëshironi të shtoni.

Për të ndryshuar madhësinë e një miniaplikacioni

1

Prekni dhe mbani një miniaplikacion derisa të zmadhohet dhe të dridhet telefoni,

pastaj lëshojeni miniaplikacionin. Nëse madhësia e një miniaplikacioni mund të

ndryshohet, shfaqet një kornizë e theksuar dhe pikat e ndryshimit të madhësisë.

2

Zvarritni përjashta ose përbrenda pikat, për të tkurrur ose zgjeruar

miniaplikacionin.

3

Për të konfirmuar madhësinë e re të miniaplikacionit, trokitni lehtë kudo në Ekrani

bazë.

Për të lëvizur një mini-aplikacion

Prekeni dhe mbajeni mini-aplikacionin derisa të zmadhohet dhe pajisja të dridhet

dhe pastaj zvarriteni në vendndodhjen e re.

Për të hequr një widget

Prekeni dhe mbajeni widget-in derisa të përzgjidhet dhe më pas zvarriteni atë te

Hiqeni nga ekrani bazë.