Leximi dhe dërgimi i mesazheve
Aplikacioni Mesazhimi i shfaq mesazhet tuaja si biseda, gjë që do të thotë se të gjithë
mesazhet për te një person i caktuar dhe të ardhura nga ai grupohen së bashku. Për të
dërguar mesazhe multimediale, keni nevojë për cilësimet e duhura të MMS-së në pajisjen
tuaj. Shihni
Cilësimet e internetit dhe MMS-ve
në faqen 48.
Numri i shenjave që mund të dërgoni një mesazh të vetëm ndryshon në varësi të operatorit dhe
gjuhës që përdorni. Madhësia maksimale e një mesazhi multimedial, që përfshin madhësinë e
skedarëve të shtuar të mediave, varet gjithashtu nga përdoruesi. Kontaktoni operatorin e rrjetit
tuaj për më shumë informacion.
1
Kthehuni te lista e bisedave
2
Telefononi dërguesin e mesazhit
3
Shikoni më shumë opsione
4
Mesazhet e dërguara dhe të marra
5
Dërgoni një mesazh të plotë
6
Shtoni bashkëngjitje
Për të krijuar dhe për të dërguar një mesazh
1
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë te , më pas gjeni dhe trokitni lehtë .
2
Trokitni lehtë .
3
Futni emrin ose numrin e telefonit të marrësit, ose informacionet e tjera të kontaktit
që keni ruajtur rreth marrësit, më pas përzgjidhni nga lista që shfaqet. Nëse
marrësi nuk është renditur si kontakt, futeni numrin e marrësit në mënyrë manuale.
4
Nëse dëshironi të dërgoni një mesazh në grup, përsëritni procedurën e përshkruar
më sipër për të shtuar më shumë marrës.
5
Trokitni lehtë te
Shkruaj mesazh dhe futni tekstin e mesazhit tuaj.
6
Nëse dëshironi të shtoni një bashkëngjitje, përzgjidhni opsionin përkatës të
bashkëngjitjes.
7
Për të dërguar mesazhin, trokitni lehtë .
Nëse dilni nga një mesazh para se ta dërgoni, ai do të ruhet si skicë. Biseda etiketohet me
fjalën
Skicë.
89
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
Për të lexuar një mesazh të marrë
1
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi , pastaj gjeni dhe trokitni lehtë mbi .
2
Trokitni lehtë mbi bisedën e dëshiruar.
3
Nëse mesazhi nuk është shkarkuar ende, trokitni lehtë dhe mbani mesazhin dhe
pastaj trokitni lehtë mbi
Shkarko mesazhin.
Të gjitha mesazhet e mara ruhen në mënyrë të paracaktuar në kujtesën e pajisjes.
Për t'iu përgjigjur një mesazhi
1
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi dhe pastaj gjeni dhe trokitni lehtë mbi .
2
Takoni bisedën që përmban mesazhin.
3
Futni përgjigjen tuaj dhe takoni .
Për të përcjellë një mesazh
1
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi , më pas gjeni dhe trokitni lehtë mbi .
2
Trokitni lehtë mbi bisedën që përmban mesazhin që dëshironi të përcillni.
3
Prekni dhe mbani mesazhin që dëshironi të përcillni dhe pastaj trokitni lehtë mbi
Përcill mesazhin.
4
Futni emrin ose numrin e telefonit të marrësit, ose informacionet e tjera të kontaktit
që keni ruajtur rreth marrësit, pastaj përzgjidhni nga lista që shfaqet. Nëse marrësi
nuk është renditur si kontakt, futeni vetë numrin e marrësit.
5
Modifikoni mesazhin nëse nevojitet dhe pastaj trokitni lehtë mbi .
Për të ruajtur një skedar që përfshihet në një mesazh të marë
1
Nga Ekrani bazë juaj, takoni , pastaj gjeni dhe takoni .
2
Takoni bisedën që dëshironi të hapni.
3
Nëse mesazhi nuk është shkarkuar ende, takoni dhe mbani mesazhin, pastaj
takoni
Shkarko mesazhin.
4
Takoni dhe mbani skedarin që dëshironi të ruani, pastaj përzgjidhni mundësinë e
dëshiruar.