Gjetja e numrit të identifikimit të pajisjes tuaj
Pajisja juaj ka një numër unik ID (identifikimi). Në pajisjen tuaj, ky numër quhet IMEI
(Identiteti Ndërkombëtar i Pajisjes Celulare). Duhet ta ruani një kopje të këtij numri. Mund
ta kërkoni atë, për shembull, kur qaseni në shërbimin e mbështetjes Xperia™ Care dhe ju
duhet të regjistroni pajisjen tuaj. Gjithashtu, nëse ju vidhet pajisja, disa ofrues të rrjeteve
mund ta përdorin këtë numër për të ndaluar qasjen e pajisjes në rrjet në shtetin tuaj.
19
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
Për të parë numrin tuaj IMEI
1
Rivendosni mbulesën e folesë së kartës SD.
2
Përdorni një stilolaps me majë të mprehtë ose një vegë tjetër të ngjashme, shtypni
kartën e kujtesës për brenda dhe pastaj lirojeni atë shpejt.
3
Tërhiqeni kartën e kujtesës për jashtë dhe hiqeni plotësisht.
4
Futni thoin ose një objekt të mprehtë, si p.sh një stilolaps, në vrimën e pllakës së
etiketës, pastaj tërhiqeni jashtë pllakën për të parë numrin tuaj IMEI.
Për të parë numrin IMEI, gjithashtu mund të hapni formuesin e numrit të telefonit në pajisjen
tuaj dhe të futni
*#06#*
.
Për të parë numrin IMEI nëpërmjet cilësimeve të pajisjes
1
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë mbi
Cilësimet > Informacion mbi telefonin > Gjendja >
Informacioni i IMEI-t.