Sony Xperia Z3 - Kyçja e ekranit

background image

Kyçja e ekranit

në faqen 13.

Shtoni një llogari Google™ për të parandaluar të tjerë nga përdorimi i pajisjes tuaj nëse ju

vidhet dhe/ose fshihet. Për më shumë informacion, shihni

Për çfarë më duhet një llogari

Google™?

në faqen 11.

Aktivizoni ose shërbimin në internet “Mbrojtje nga Xperia ime” ose Menaxherin e Pajisjes

Android™. Duke përdorur një prej këtyre shërbimeve, mund të gjeni, të kyçni ose të fshini

nga larg një pajisje të humbur. Për më shumë informacion, shihni

Gjetja e një pajisjeje të

humbur

në faqen 20.

Verifikimi i pronësisë së pajisjes

Kur pajisja juaj është e mbrojtur, duhet ose të shkyçni ekranin tuaj me PIN, fjalëkalimin,

modelin, ose të futni informacionin e llogarisë tuaj Google™ në varësi të tiparit të

mbrojtjes që jeni duke përdorur. Më poshtë janë disa shembuj të tipareve të mbrojtjes

dhe disa nga kredencialet e kërkuara:

Mbrojtja për

Rivendosjen e të

dhënave të fabrikës

Duhet ta shkyçni ekranin para se të lejoheni të kryeni një Rivendosje të të dhënave të

fabrikës.

Mbrojtja nga my

Xperia

Nëse ricilësoni nga larg pajisjen tuaj duke përdorur këtë shërbim, duhet të futni emrin e

përdoruesit dhe fjalëkalimin për një llogari Google™ që është e lidhur me shërbimin.

Pajisja duhet të jetë e lidhur me Internetin përpara sesa procesi i konfigurimit të mund

të përfundojë. Në rast të kundërt, nuk do të mund ta përdorni pajisjen tuaj pas

rivendosjes.

Menaxheri i Pajisjes

Android™

Nëse ricilësoni nga larg pajisjen tuaj duke përdorur këtë shërbim, duhet të futni emrin e

përdoruesit dhe fjalëkalimin për një llogari Google™. Pajisja duhet të jetë e lidhur me

Internetin përpara sesa procesi i konfigurimit të mund të përfundojë. Në rast të

kundërt, nuk do të mund ta përdorni pajisjen tuaj pas rivendosjes.

Riparimi i softuerit

Nëse përdorni softuerin Xperia™ Companion për të kryer një riparim të softuerit, do t'ju

kërkohet të futni emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin e llogarisë suaj të Google™ kur të

nisni pajisjen pas përfundimit të riparimit.

Për Menaxherin e Pajisjes Android™, është e nevojshme që të futni informacionin nga një

llogari Google™. Kjo mund të jetë çdo llogari Google™ që e keni konfiguruar në pajisjen. Nëse

nuk mund të jepni informacionet e llogarisë përkatëse gjatë procesit të konfigurimit, nuk do të

mund ta përdorni aspak pajisjen.

Kyçja e ekranit

Ka disa mënyra për të kyçur ekranin. Niveli i sigurisë i secilit lloj të kyçjes përmendet më

poshtë me renditje nga më i dobëti deri te më i forti:

Rrëshqitja e shpejtë - pa mbrojtje, por mund të qaseni shpejt tek Ekrani bazë

Modeli – vizatoni një model të thjeshtë me gisht për të shkyçur pajisjen tuaj

Kodi PIN – futni një kod PIN numerik me të paktën 4 shifra për të shkyçur pajisjen tuaj

13

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.

background image

Fjalëkalimi – futni një fjalëkalim alfanumerik për të shkyçur pajisjen tuaj

Është shumë e rëndësishme që të mbani mend modelin e shkyçjes së ekranit, kodin PIN ose

fjalëkalimin tuaj. Nëse e harroni këtë informacion, rikthimi i të dhënave të rëndësishme, të tilla

si kontaktet dhe mesazhet, mund të jetë i pamundur.

Për të krijuar një model të kyçjes së ekranit

1

Nga ekrani bazë, trokitni lehtë tek .

2

Gjeni dhe trokitni lehtë te

Cilësimet > Siguria > Kyçja e ekranit > Modeli.

3

Ndiqni udhëzimet në pajisjen tuaj.

Nëse modeli juaj i kyçjes refuzohet pesë herë me radhë kur përpiqeni të shkyçni pajisjen tuaj,

duhet të pritni 30 sekonda para se të mund të provoni përsëri.

Për të ndryshuar llojin e kyçjes së ekranit

1

Nga ekrani bazë, trokitni lehtë tek .

2

Gjeni dhe trokitni lehtë te

Cilësimet > Siguria > Kyçja e ekranit.

Për të ndryshuar modelin e kyçjes së ekranit

1

Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .

2

Gjeni dhe trokitni lehtë mbi

Cilësimet > Siguria > Kyçja e ekranit.

3

Vizatoni modelin tuaj për shkyçjen e ekranit.

4

Trokitni lehtë mbi

Modeli dhe ndiqni udhëzimet në pajisjen tuaj.

Për të krijuar një PIN të kyçjes së ekranit

1

Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .

2

Gjeni dhe trokitni lehtë mbi

Cilësimet > Siguria > Kyçja e ekranit > PIN.

3

Futni një PIN numerik dhe më pas trokitni lehtë

Vazhdo.

4

Rifutni dhe konfirmoni kodin tuaj PIN dhe më pas trokitni lehtë

OK.

5

Zgjidhni një opsion për të shfaqur njoftimet kur pajisja është e kyçur dhe më pas

trokitni lehtë

U krye.

Për të krijuar një fjalëkalim të kyçjes së ekranit

1

Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi >

Cilësimet > Siguria > Kyçja e ekranit >

Fjalëkalimi.

2

Futni një fjalëkalim dhe më pas trokitni lehtë

Vazhdo.

3

Rifutni dhe konfirmoni fjalëkalimin tuaj dhe më pas trokitni lehtë

OK.

4

Zgjidhni një opsion për të shfaqur njoftimet kur pajisja është e kyçur dhe më pas

trokitni lehtë

U krye.

Për të aktivizuar funksionin e shkyçjes me rrëshqitje

1

Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë te .

2

Gjeni dhe trokitni lehtë te

Cilësimet > Siguria > Kyçja e ekranit.

3

Vizatoni modelin e shkyçjes së ekranit ose futni kodin PIN ose fjalëkalimin nëse

është aktivizuar një nga këto lloje të kyçjes së ekranit.

4

Trokitni lehtë

Rrëshqitja e shpejtë dhe më pas trokitni lehtë te Po, hiqni nëse

kërkohet.

Ricilësimi i një kyçjeje të ekranit që keni harruar

Nëse e keni harruar kodin PIN, fjalëkalimin ose modelin e kyçjes së ekranit, mund ta

ricilësoni duke përdorur shërbimin Mbrojtja nga my Xperia. Asnjë pajisje në pajisjen tuaj

nuk humbet pasi kryeni një ricilësim të kyçjes së ekranit duke përdorur shërbimin Mbrojtja

nga my Xperia.
Për të aktivizuar shërbimin Mbrojtja nga my Xperia, shikoni

Gjetja e një pajisjeje të

humbur

në faqen 20.

14

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.

background image

Për të ricilësuar kyçjen e ekranit me Mbrojtjen nga my Xperia

1

Sigurohuni që e dini emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin e llogarisë tuaj të

Google™ dhe se keni aktivizuar shërbimin Mbrojtja nga my Xperia në pajisjen tuaj.

2

Shkoni te

myxperia.sonymobile.com

duke përdorur çdo pajisje të lidhur në

internet.

3

Hyni duke përdorur të njëjtën llogari të Google™ që keni konfiguruar në pajisjen

tuaj.

4

Klikoni tek imazhi i pajisjes suaj nën

Pajisjet tuaja.

5

Përzgjidhni

Kyçi ose Ndrysho PIN2 për të zëvendësuar kyçjen aktuale të ekranit

me një kod të ri PIN.

6

Ndiqni udhëzimet në ekran të ofruara nga Mbrojtja nga my Xperia.

Në varësi të cilësimeve të sigurisë, pajisja juaj mund të kyçet pas një ricilësimi të kyçjes së

ekranit. Më pas duhet të futni emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin e llogarisë së Google™ për

të përdorur pajisjen.