Sony Xperia Z3 - Marrja e telefonatave

background image

Marrja e telefonatave

Nëse merrni një telefonatë kur pajisja është në regjimin e fjetjes ose ekrani është i kyçur,

aplikacioni i telefonit hapet në formatin me ekran të plotë. Nëse merrni një telefonatë kur

ekrani është aktiv, telefonata shfaqet si një njoftim paralajmërues, pra, në një dritare të

minimizuar që lundron mbi cilindo ekran që është i hapur. Kur një njoftim i tillë mbërrin,

mund të zgjidhni t'i përgjigjeni telefonatës dhe të hapni ekranin e aplikacionit të telefonit

ose mund t'a refuzoni telefonatën dhe të qëndroni në ekranin e tanishëm.

Për t'iu përgjigjur një telefonate në hyrje kur ekrani është joaktiv

Zvarritni djathtas.

Për t'iu përgjigjur një telefonate kur ekrani është aktiv

Në njoftimin e paralajmërimit që shfaqet në krye të ekranit, trokitni lehtë mbi

PËRGJIGJU.

Në vend që t'i përgjigjeni telefonatës, mund të shkoi tek ekrani kryesor i aplikacionit të

telefonit duke takuar pjesën e sipërme të dritares së njoftimit të paralajmërimit. Duke përdorur

këtë metodë, merrni më shumë opsione për të administruar telefonatën. Për shembull, mund

të vendosni t'a refuzoni telefonatën me një mesazh ose t'ia përcillni telefonatën makinës së

përgjigjes.

Për të refuzuar një telefonatë në hyrje kur ekrani është joaktiv

Zvarritni në të majtë.

Për të refuzuar një telefonatë kur ekrani është aktiv

Në njoftimin e paralajmërimit që shfaqet në krye të ekranit, trokitni lehtë mbi

KUNDËRSHTO.

Në vend që të refuzoni telefonatën, mund të shkoi tek ekrani kryesor i aplikacionit të telefonit

duke takuar pjesën e sipërme të dritares së njoftimit të paralajmërimit. Duke përdorur këtë

metodë, merrni më shumë opsione për të administruar telefonatën. Për shembull, mund të

vendosni t'a refuzoni telefonatën me një mesazh ose t'ia përcillni telefonatën makinës së

përgjigjes.

Për të fikur tonin e ziles për një telefonatë të marrë

Kur merrni telefonatën, shtypni tastin e volumit.

Përdorimi i sekretarisë telefonike

Mund të përdorni aplikacionin e sekretarisë telefonike në pajisjen tuaj për t'iu përgjigjur

telefonatave kur jeni të zënë ose kur keni humbur ndonjë prej tyre. Mund të aktivizoni

funksionin e përgjigjes automatike dhe të përcaktoni se sa sekonda të kalojnë para se

75

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.

background image

telefonatat të marrin përgjigje automatikisht. Gjithashtu, mund t'i rrugëtoni telefonatat me

dorë në sekretarinë telefonike kur jeni shumë të zënë për t'iu përgjigjur. Dhe mund të

qaseni te mesazhet e lëna në sekretarinë tuaj telefonike drejt e nga pajisja juaj.

Para përdorimit të sekretarisë telefonike, duhet të regjistroni një mesazh përshëndetjeje.

Për të regjistruar një mesazh përshëndetjeje për sekretarinë telefonike

1

Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .

2

Gjeni dhe trokitni lehtë mbi

Cilësimet > Telefonata > Sekretaria telefonike e

Xperia™ > Përshëndetjet.

3

Trokitni lehtë mbi

Regjistro përshëndetjen e re dhe ndiqni udhëzimet në ekran.

Për të aktivizuar përgjigjen automatike

1

Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .

2

Gjeni dhe trokitni lehtë mbi

Cilësimet > Telefonata > Sekretaria telefonike e

Xperia™.

3

Zvarriteni rrëshqitësin pranë

Sekretaria telefonike në të djathtë.

Nëse nuk vendosni një vonesë kohe për përgjigjen automatike të telefonatave, përdoret vlera e

paracaktuar.

Për të cilësuar një vonesë kohe për sekretarinë telefonike

1

Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .

2

Gjeni dhe trokitni lehtë mbi

Cilësimet > Telefonata > Sekretaria telefonike e

Xperia™.

3

Trokitni lehtë mbi

Merri pas.

4

Rregulloni kohën duke lëvizur lart e poshtë.

5

Trokitni lehtë mbi

U krye.

Për ta transferuar një telefonatë në hyrje te sekretaria telefonike

Kur vjen një telefonatë, zvarriteni

Opsionet e përgjigjes lart, pastaj përzgjidhni

Refuzo me Sekretarinë telefonike.

Kur vjen një telefonatë, po ashtu mund të prisni deri sa të kalojë vonesa kohore e paracaktuar

që sekretaria ta marrë automatikisht telefonatën.

Për të dëgjuar mesazhet në sekretarinë telefonike

1

Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .

2

Gjeni dhe trokitni lehtë mbi

Cilësimet > Telefonata > Sekretaria telefonike e

Xperia™ > Mesazhet.

3

Përzgjidhni mesazhin zanor që dëshironi të dëgjoni.

Mesazhet e sekretarisë telefonike mund t'i dëgjoni edhe drejt e nga regjistri i telefonatave

duke trokitur lehtë mbi .

Refuzimi i një telefonate me një mesazh me tekst

Mund të refuzoni një telefonatë me një mesazh me tekst. Kur refuzoni një telefonatë me

një mesazh të tillë, mesazhi i dërgohet automatikisht telefonuesit dhe ruhet në bisedën e

Mesazhimit me kontaktin.
Mund të përzgjidhni nga një numër mesazhesh të paracaktuara, të disponueshme në

pajisjen tuaj, ose mund të krijoni një mesazh të ri. Gjithashtu, mund të krijoni mesazhet

tuaja të personalizuara duke modifikuar mesazhet e paracaktuara.

Për të refuzuar një telefonatë me një mesazh me tekst kur ekrani është joaktiv

1

Kur vjen një telefonatë hyrëse, trokitni lehtë

Opsionet e përgjigjes.

2

Përzgjidhni një mesazh të parapërcaktuar ose trokitni lehtë te

Shkruaj një mesazh

të ri.

76

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.

background image

Për të refuzuar një telefonatë me një mesazh me tekst kur ekrani është aktiv

1

Kur vjen një telefonatë hyrëse, trokitni lehtë te pjesa e sipërme e dritares pluskuese

të njoftimit ku shfaqet numri i telefonit ose emri i kontaktit.

2

Trokitni lehtë

Opsionet e përgjigjes.

3

Përzgjidhni një mesazh të parapërcaktuar ose trokitni lehtë te

Shkruaj një mesazh

të ri.

Për të refuzuar një telefonatë të dytë me një mesazh me tekst

1

Kur dëgjoni bipe të përsëritura gjatë një telefonate, trokitni lehtë

Opsionet e

përgjigjes.

2

Përzgjidhni një mesazh të parapërcaktuar ose trokitni lehtë te

Shkruaj një mesazh

të ri.

Për të modifikuar mesazhin me tekst të përdorur për të refuzuar një telefonatë

1

Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë te .

2

Gjeni dhe trokitni lehtë te

Cilësimet > Telefonata > Përgjigjet e shpejta.

3

Trokitni lehtë te mesazhi që dëshironi të modifikoni dhe më pas bëni ndryshimet e

nevojshme.

4

Trokitni lehtë

OK.